Thursday, December 9, 2021

Qëllimi i sondazhit është që qytetarët të kenë mundësi që përmes një votimi elektronik të zgjedhin forcën politike ose koalicionin, si dhe kandidatët preferencialë, në listat zyrtare të subjekteve pjesëmarrëse në zgjedhjet e 25 prillit.
Mendojmë se kjo është mënyra më e mirë që qytetarët të mund të shprehin qëndrimin e tyre, si dhe të zgjedhin alternativën më të mirë që ata besojnë, apo emrin e kandidatit që mund të përfaqësojë interesat e tyre në Parlament.
Votimi për secilin emër mund të jetë vetëm 1 herë, duke u bazuar në parimin që për çdo IP do të ketë vetëm 1 votë.

Kjo do të shmangë tërësisht manipulimin apo një votim më shumë se 1 herë, duke iu përafruar në maksimum mbështetjes reale të emrave të propozuar nga qytetarët.

Sondazhi do të jetë transparent dhe mund të japë një rezultat real, jo vetëm mbi mbështetjen qytetare ndaj partive pjesëmarrëse në zgjedhje, por edhe kandidatëve për deputet.

Kliko mbi hartë ose menu në qarkun tënd për të votuar kandidatin e preferuar:

Zgjidh Qarkun